Zgjua

Politika e privatësisë

Zgjua grumbullon vetëm të dhënat që nevojiten për të aplikuar për punë: emrin, numrin e telefonit, adresën e email-it dhe CV-në që ngarkoni.

Me kë i ndajmë

Kur aplikoni për një punë, këto të dhëna u dërgohen vetëm kompanisë që ka publikuar njoftimin, me pëlqimin tuaj të shprehur në profil. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë me palë të tjera.

Të drejtat tuaja

Mund t’i ndryshoni të dhënat në çdo kohë nga faqja “Profili”, mund ta tërhiqni një aplikim para se t’i dërgohet kompanisë, dhe mund të kërkoni fshirjen e llogarisë duke na shkruar.

Burimi i njoftimeve

Njoftimet e punës mblidhen nga faqe publike punësimi dhe përmbledhen automatikisht. Kompanitë mund të kërkojnë heqjen e njoftimeve të tyre nëpërmjet lidhjes në çdo email që u dërgojmë.