Zgjua

Kalaja Talent Consulting

Menaxher/e Cilësie

Qyteti
Lezhë
Kategoria
Administratë & Zyrë
Lloji
Me kohë të plotë
Paga
200,000 Lek /mujore
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Për një nga kompanitë tona bashkëpunëtore në industrinë prodhuese, kërkojmë një Menaxher/e Cilësie me eksperiencë të konsoliduar, për drejtimin dhe zhvillimin e Departamentit të Cilësisë. Pozicioni do të ketë autoritet vendimmarrës dhe do të raportojë drejtpërdrejt te Bordi Drejtues. Përgjegjësitë kryesore: - Drejtimi dhe përmirësimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë, QMS-ve dhe SOP-ve; - Sigurimi i përputhshmërisë me standardet HACCP, ISO 9001 dhe ISO 22000; - Menaxhimi dhe mirëmbajtja e certifikimeve ISCC EU dhe Organike sipas standardeve të BE-së; - Mbështetja e kompanisë në procesin e implementimit të standardit GMP; - Planifikimi dhe menaxhimi i auditimeve të brendshme dhe të jashtme; - Identifikimi dhe trajtimi i mospërputhjeve, si dhe ndjekja e masave korrigjuese dhe parandaluese – CAPA; - Garantimi i gjurmueshmërisë dhe administrimi i dokumentacionit të cilësisë; - Monitorimi i treguesve KPI dhe përgatitja e raporteve për drejtimin; - Trajnimi dhe zhvillimi i stafit për standardet dhe procedurat e cilësisë; - Bashkëpunimi me departamentet e prodhimit dhe operacioneve për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve. Njohuritë mbi ISCC EU, GMP/API, sistemet QMS/ERP, CAPA dhe metodologjitë Lean/Six Sigma përbëjnë avantazh. Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në: aviola.isufi@ktc.al Telefon: 069 409

Kërkesat

  • Arsim i lartë në Teknologji Ushqimore, Kimi, Inxhinieri, Menaxhim Cilësie ose fusha të ngjashme
  • Minimumi 5–7 vite eksperiencë në menaxhimin e cilësisë në kompani prodhuese
  • Eksperiencë në drejtimin e sistemeve QMS dhe hartimin e procedurave SOP
  • Njohuri shumë të mira të standardeve HACCP, ISO 9001 dhe ISO 22000
  • Eksperiencë në auditime dhe procese certifikimi
  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Aftësi të mira drejtuese, analitike dhe vendimmarrëse
  • Gatishmëri për të punuar në Lezhë

Punë të ngjashme

Punë në LezhëAdministratë & Zyrë në gjithë Shqipërinë