Zgjua

MEGATEK

Specialist/e Rekrutimi

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Burime Njerëzore
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
8 nëntor 2026

Përshkrimi

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin: Specialist/e Rekrutimi. Qëllimi i Pozicionit: Të ndjekë dhe menaxhojë procesin e rekrutimit dhe planifikimin e vazhdimësisë së stafit, duke kontribuar në përmbushjen me sukses të objektivave të Departamentit të Burimeve Njerëzore. Detyrat dhe Përgjegjësitë: - Menaxhon procesin e rekrutimit dhe integrimit të punonjësve të rinj, duke përfshirë planifikimin e fuqisë punëtore, përgatitjen e ofertave të punës dhe procesin e integrimit në kompani. - Përfaqëson kompaninë në panaire pune dhe aktivitete të tjera që lidhen me Burimet Njerëzore. - Propozon ide dhe iniciativa për përmirësimin e proceseve të Burimeve Njerëzore. - Mbështet procesin e identifikimit të pozicioneve kyçe brenda kompanisë. - Harton profilet dhe kriteret që duhet të plotësojnë zëvendësuesit potencialë për pozicionet kyçe. - Identifikon zëvendësues potencialë, si nga brenda organizatës ashtu edhe nga tregu i jashtëm i punës. - Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Burimeve Njerëzore. Çfarë ofron Megatek: - Ambient pune profesional dhe dinamik - Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë - Trajnime të vazhdueshme - Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh Procedura e Aplikimit: Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV të detajuar me email në humanresources@megateksa.com ose në WhatsApp: 069 206 0012.

Kërkesat

  • Minimumi 4 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme
  • Eksperiencë pune në kompani me mbi 300 punonjës
  • Preferohet diplomë në Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme
  • Aftësi shumë të mira komunikuese
  • Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve
  • Mendim analitik dhe proaktiv
  • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit
  • Ndjenjë e lartë përgjegjësie dhe organizimi
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me volume të larta pune
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe organizative
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli B2/C1)
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike (Microsoft Office)

Punë të ngjashme

Punë në TiranëBurime Njerëzore në gjithë Shqipërinë