Zgjua

Heat Zone

Brand Ambassador IQOS

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Shitje
Lloji
Me kohë të plotë
Paga
65,000 Lek - 85,000 Lek /mujore
Publikuar
8 nëntor 2026

Përshkrimi

Jemi në kërkim të një personi energjik dhe të komunikueshëm për t'iu bashkuar ekipit tonë si Brand Ambassador IQOS. Mosha: 21+ Vendi i punës: Tiranë Orari: Full-time Detyrat: Mirëpret dhe këshillon klientët mbi produktet dhe pajisjet IQOS. Kujdeset për sistemimin, pastërtinë dhe ekspozimin e produkteve në dyqan. Jep informacion të saktë mbi përdorimin dhe mirëmbajtjen e produkteve. Komunikon në mënyrë të qartë ofertat, promocionet dhe fushatat aktuale me klientët. Ndjek stokun dhe raporton nevojat për furnizim. Identifikon nevojat e klientit dhe sugjeron produktin ose zgjidhjen më të përshtatshme. Krijon një eksperiencë pozitive dhe profesionale për çdo klient. Ndjek procedurat e kompanisë lidhur me shitjet, arkën dhe administrimin e produkteve. Menaxhon ankesat ose kërkesat e klientëve dhe i adreson ato sipas procedurave të kompanisë. Mban veten të informuar mbi produktet e reja, ofertat dhe zhvillimet e markës. Kontribuon në arritjen e objektivave individuale dhe të ekipit për shitjet. Merr pjesë në trajnime dhe aktivitete të organizuara.

Kërkesat

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shitjeje
  • Njohuri bazë mbi cigaret elektronike IQOS (avantazh)
  • Aftësi për të identifikuar nevojat e klientit dhe për të ofruar shërbim të personalizuar
  • Paraqitje profesionale dhe sjellje e përshtatshme në komunikim me klientët
  • I/e përgjegjshëm/e dhe korrekt/e në punë
  • Aftësi për të punuar me objektiva dhe në një ambient dinamik
  • Njohuri bazë për përdorimin e arkës/POS dhe sistemeve të shitjes (avantazh)
  • Gatishmëri për të punuar me orare fleksibël, sipas nevojave të dyqanit
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
  • Mosha minimale: 21 vjeç

Punë të ngjashme

Punë në TiranëShitje në gjithë Shqipërinë