Brunes shpk
Specialiste Finance
- Qyteti
- Tiranë
- Kategoria
- Financë & Kontabilitet
- Lloji
- Me kohë të plotë
- Publikuar
- 7 nëntor 2026
Përshkrimi
Specialistja e Financës është përgjegjëse për administrimin dhe regjistrimin e saktë të dokumentacionit financiar të kompanisë në sistemin Microsoft Dynamics, me fokus kryesor në hedhjen e faturave, regjistrimin e transaksioneve bankare dhe kontrollin e dokumentacionit financiar. 1. Hedhja dhe administrimi i faturave Merr, kontrollon dhe administron faturat e blerjeve dhe shitjeve. Kryen kontrollin e faturave dhe dokumentacionit shoqërues përpara regjistrimit në sistem. Hedh faturat në Microsoft Dynamics në përputhje me procedurat e kompanisë. Kontrollon saktësinë e të dhënave të faturës: furnitorin/klientin, datën, numrin e faturës, vlerën, TVSH-në dhe elementët e tjerë përkatës. Siguron që faturat të regjistrohen në periudhën e duhur kontabël. Identifikon dhe raporton faturat me të dhëna të pasakta, të dyfishta ose me dokumentacion të paplotë. Mban të organizuar dokumentacionin fizik dhe elektronik të faturave. 2. Regjistrimi i bankave Regjistron transaksionet bankare në Microsoft Dynamics. Hedh pagesat dhe arkëtimet sipas ekstrakteve bankare. Kontrollon përputhjen e transaksioneve të regjistruara me ekstraktet bankare. Kryen rakordimin e llogarive bankare dhe evidenton diferencat eventuale. Identifikon transaksionet e paregjistruara dhe ndjek plotësimin e dokumentacionit përkatës. Siguron që lëvizjet bankare të jenë të regjistruara në mënyrë të plotë dhe të saktë. 3. Kontrolli dhe rakordimi Kryen kontrolle periodike të të dhënave të hedhura në sistem. Rakordon të dhënat e faturave me dokumentacionin fizik dhe elektronik. Ndjek rakordimet me furnitorët dhe klientët, sipas nevojës. Identifikon mospërputhjet midis dokumentacionit dhe të dhënave në sistem dhe propozon korrigjimin e tyre. Bashkëpunon me kolegët e financës për sqarimin dhe korrigjimin e diferencave. 4. Administrimi i dokumentacionit financiar Organizon dhe arkivon faturat, mandat-pagesat, ekstraktet bankare dhe dokumentacionin tjetër financiar. Siguron që dokumentacioni financiar të jetë i plotë, i aksesueshëm dhe i sistemuar. Respekton procedurat e brendshme për administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit.
Punë të ngjashme
- Smart Home Albania7 nëntor 2026Specialist/e Financë dhe ArkëTiranëFinancë & KontabilitetMe kohë të plotë60,000 Lek /mujoreKërkojmë një specialist/e financë dhe arkë me eksperiencë në faturim, TVSH, kosto dhe rakordime për showroom-in tonë në Tiranë. Paga është 60,000 Lek në muaj, me ambient pune profesional dhe mundësi zhvillimi profesional.
- Statura Group7 nëntor 2026Kontabilist/e JuniorTiranëFinancë & KontabilitetMe kohë të plotëStaturë Group po kërkon një Kontabilist/e Junior për të punuar me një ekip dinamik që mbulon një portofol të gjerë klientësh korporatë. Pozicioni përfshin përgatitjen e deklaratave TVSH-së, pasqyrave financiare dhe deklaratave të tatimit mbi fitimin, me mundësi punë remote deri në dy ditë në javë.
- Kalaja Talent Consulting7 nëntor 2026EkonomisteTiranëFinancë & KontabilitetMe kohë të plotë65,000–75,000 ALL netoKërkohet ekonomiste për regjistrimin e faturave të magazinës dhe të shitjes për një nga bashkëpunëtorët tanë. Orari është i hënë–e premte 08:00–16:30 dhe e shtunë 08:00–14:00, me pagë 65,000–75,000 ALL neto, e negociueshme.
- Statura Group7 nëntor 2026Kontabilist/e juniorTiranëFinancë & KontabilitetMe kohë të plotëKërkojmë një Kontabilist/e junior për t'iu bashkuar ekipit tonë me 3-4 kolegë, që punon me një portofol të gjerë klientësh korporatë. Do të raportoni drejtpërdrejt te një Kontabilist/e të Çertifikuar (Senior Associate), me mundësi punë remote deri në dy ditë në javë dhe mbështetje financiare për zhvillimin profesional, përfshirë kurse teknike.
- Kalaja Talent Consulting7 nëntor 2026Specialist/e FinanceTiranëFinancë & KontabilitetMe kohë të plotë120,000 Lek - 140,000 Lek / muajNjë nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë e ndërtimit kërkon Specialist/e Finance me të paktën 5 vite eksperiencë në kompani ndërtimi. Orari është 08:30–17:00, nga e hëna në të premte, me pagë 120,000–140,000 ALL në muaj.
- Kalaja Talent Consulting7 nëntor 2026FaturisteTiranëFinancë & KontabilitetMe kohë të plotë65'000ALL - 70'000ALL neto (e negociueshme)Kompania bashkëpunuese në sektorin e prodhimit dhe përpunimit ushqimor kërkon faturiste me eksperiencë në faturim, rakordime dhe administrim të dokumentacionit financiar. Orari është 08:00–16:30 të hënave deri të premtave dhe 08:00–14:00 të shtunave, me drekë të përfshirë.