Zgjua

Smart Home Albania

Specialist/e Financë dhe Arkë

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Financë & Kontabilitet
Lloji
Me kohë të plotë
Paga
60,000 Lek /mujore
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Roli kërkon një profil që ka punuar më parë me faturim, TVSH, kosto, rakordime, arkë dhe dokumentacion financiar, dhe që kupton lidhjen ndërmjet shitjes, faturimit, pagesës dhe regjistrimit. Përgjegjësitë kryesore: - Menaxhimi dhe kontrolli i veprimeve financiare të përditshme të showroom-it. - Administrimi i arkës dhe garantimi i saktësisë së arkëtimeve dhe pagesave. - Lëshimi, kontrolli dhe administrimi i faturave të shitjes. - Kontrolli dhe ndjekja e faturave të blerjes dhe dokumentacionit financiar përkatës. - Rakordimi periodik i arkës, bankës, faturave dhe pagesave të klientëve. - Ndjekja e llogarive të arkëtueshme dhe detyrimeve sipas procedurave të kompanisë. - Llogaritja dhe kontrolli i kostove të mallrave të importuara. - Kontrolli i dokumentacionit financiar të importit, transportit dhe doganës. - Ndjekja e kostove të produkteve dhe dokumentacionit përkatës. - Identifikimi dhe raportimi i diferencave apo pasaktësive në faturim, pagesa ose dokumentacion. - Bashkëpunimi me departamentet e shitjeve, magazinës, blerjeve dhe projekteve për rakordimin e proceseve. - Mbështetja e menaxhimit me të dhëna dhe raporte financiare sipas nevojës. Çfarë ofrojmë: - Pagë në përputhje me eksperiencën; - Ambient profesional dhe mbështetës pune; - Mundësi zhvillimi dhe rritje profesionale. Aplikoni në hr@smarthome.al

Kërkesat

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme
  • Minimumi 2 vite eksperiencë relevante në financë, kontabilitet operacional ose role të ngjashme
  • Eksperiencë praktike në faturim, TVSH, kosto, rakordime dhe menaxhim arke
  • Kuptim i mirë i proceseve financiare dhe dokumentacionit fiskal
  • Eksperiencë praktike me programin financiar Financa 5
  • Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Excel
  • Saktësi e lartë dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Integritet dhe përgjegjshmëri në administrimin e informacionit dhe vlerave monetare
  • Aftësi të mira organizative dhe për të menaxhuar disa procese paralelisht
  • Komunikim profesional dhe orientim ndaj klientit

Punë të ngjashme

Punë në TiranëFinancë & Kontabilitet në gjithë Shqipërinë