Zgjua

Brunes shpk

Videograf

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Arsim & Trajnim
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Punonjësi është përgjegjës për realizimin, filmimin, montazhin dhe përpunimin e materialeve video për nevojat promocionale, reklamuese dhe të komunikimit të kompanisë, duke siguruar cilësi të lartë vizuale dhe përputhje me identitetin e saj. Realizimi i xhirimeve video për produktet, shërbimet, aktivitetet dhe ambientet e kompanisë. Përgatitja dhe realizimi i videove promocionale, reklamuese dhe prezantuese. Organizimi i procesit të xhirimit, përfshirë përzgjedhjen e ambienteve, këndeve dhe ndriçimit. Përdorimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve të filmimit, kamerave, mikrofonave, ndriçimit dhe aksesorëve përkatës. Montazhi dhe editimi i materialeve video, duke përfshirë vendosjen e muzikës, efekteve, titrave dhe elementeve grafike. Përshtatja e videove sipas formateve dhe kërkesave të platformave sociale. Përgatitja dhe dorëzimi i materialeve video brenda afateve të përcaktuara. Ruajtja, arkivimi dhe organizimi i materialeve të xhiruara dhe projekteve të përfunduara. Ndjekja e trendeve dhe teknikave të reja në fushën e videografisë dhe prodhimit audiovizual. Sigurimi i cilësisë teknike dhe kreative të materialeve të realizuara.

Punë të ngjashme

Punë në TiranëArsim & Trajnim në gjithë Shqipërinë