Zgjua

Kalaja Talent Consulting

Operator/e shitjesh (italisht dhe anglisht)

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Shitje
Lloji
Me kohë të plotë
Paga
Rreth 1.000 EUR/muaj + 3% komision mbi shitjet
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Për një klinikë dentare në Tiranë kërkojmë Operator/e Shitjesh për tregun italian dhe anglez, për të ndjekur pacientët potencialë nga kontakti i parë deri në finalizimin e shitjes. Përgjegjësitë kryesore: - Komunikimi me pacientë potencialë nga tregjet ndërkombëtare. - Prezantimi i shërbimeve dhe ofertave të klinikës. - Menaxhimi dhe ndjekja e kontakteve të reja (lead-eve). - Mbajtja e komunikimit me pacientin gjatë gjithë procesit. - Negocimi dhe finalizimi i shitjeve. Orari: e hënë – e premte, me turne. Turni i paradites: 10:00–19:00; turni i pasdites diskutohet gjatë intervistës. Aplikimi: dërgoni CV-në në eva.nexhipi@ktc.al, duke specifikuar "Operator/e Shitjesh – Anglisht" ose "Operator/e Shitjesh – Italisht". Telefon: 069 403 8118.

Kërkesat

  • Zotërim shumë i mirë i anglishtes (për tregun anglez)
  • Të paktën 2 vite eksperiencë në turizmin dentar (kriter i domosdoshëm për tregun anglez)
  • Zotërim shumë i mirë i italishtes (për tregun italian)
  • Eksperiencë në shitje dhe menaxhim klientësh
  • Aftësi komunikimi, negocimi dhe finalizimi të shitjeve
  • Energji, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve

Punë të ngjashme

Punë në TiranëShitje në gjithë Shqipërinë