Zgjua

Smart Home Albania

Menaxher/e Shitjesh për Showroom

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Shitje
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Detyrat kryesore: Mirëpret, asiston dhe këshillon klientët në showroom për zgjidhjet e automatizimit, ndriçimit dhe sistemet për hoteleri. Prezanton produktet dhe zgjidhjet e kompanisë sipas nevojave të klientit. Përgatit oferta dhe dokumentacionin shoqërues sipas procedurave të kompanisë. Ndjek kërkesat dhe ofertat e klientëve deri në finalizimin e procesit të shitjes. Koordinon me inxhinierët dhe magazinën për kërkesat, specifikat dhe disponueshmërinë e produkteve. Mban komunikim të vazhdueshëm me klientët dhe siguron ndjekjen e tyre gjatë procesit të shitjes. Mirëmban gjendjen, organizimin dhe paraqitjen e produkteve të ekspozuara në showroom. Menaxhon dhe ndjek kërkesat e ardhura nga rrjetet sociale dhe kanalet online. Punon për realizimin e objektivave të shitjes dhe zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.

Kërkesat

  • Minimumi 2 vite eksperiencë në shitje ose në një pozicion të ngjashëm
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe orientimi ndaj klientit
  • Aftësi organizative dhe për ndjekjen e disa kërkesave njëkohësisht
  • Njohuri shumë të mira në Microsoft Excel; njohja e Financa 5 përbën avantazh
  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Formim arsimor në fushën inxhinierike ose ekonomike përbën avantazh
  • Eksperienca ose njohuritë në automatizim, Smart Home, ndriçim, sisteme për hoteleri ose produkte teknike përbëjnë avantazh

Punë të ngjashme

Punë në TiranëShitje në gjithë Shqipërinë