Smart Home Albania
Koordinator/e Shitjesh
- Qyteti
- Tiranë
- Kategoria
- Shitje
- Lloji
- Me kohë të plotë
- Publikuar
- 7 nëntor 2026
Përshkrimi
Koordinatorja e Shitjeve siguron që procesi i shitjes zhvillohet pa probleme, duke koordinuar komunikimin mes klientëve dhe departamenteve të kompanisë, si shitjet, magazina, financa dhe ekipet teknike. Përgjegjësitë: - Koordinon procesin e porosive nga momenti i kërkesës deri në përfundimin e tyre. - Përgatit ofertat dhe dokumentacionin e nevojshëm për shitjen. - Ndjek ecurinë e porosive dhe sigurohet që ato realizohen në kohë. - Bashkëpunon me magazinën për disponueshmërinë dhe lëvizjen e produkteve. - Bashkëpunon me financën për dokumentacionin dhe proceset që lidhen me klientët. - Koordinon me ekipet teknike për planifikimin e instalimeve dhe realizimin e punimeve. - Komunikon rregullisht me klientët dhe u ofron mbështetje gjatë procesit të shitjes. - Mbledh dhe përcjell komentet ose kërkesat e klientëve tek departamentet përkatëse. - Bashkëpunon me të gjitha departamentet për të zgjidhur problematikat që lidhen me porositë. - Kryen detyra të tjera operative që lidhen me koordinimin e procesit të shitjes. Çfarë përfitoni duke u bërë pjesë e ekipit tonë: - Paketë financiare konkurruese sipas eksperiencës. - Mundësi reale për rritje profesionale dhe avancim në karrierë në bazë të skemave të rivlerësimit. - Trajnime të vazhdueshme për zgjidhjet më të fundit në automatizim, ndriçim dhe teknologji për hoteleri. - Mundësi për të punuar me produkte cilësore dhe marka të njohura ndërkombëtare. - Një rol dinamik, me kontakt të drejtpërdrejtë me klientët dhe projekte interesante. - Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe inovativ, ku idetë dhe iniciativa vlerësohen. - Mundësi për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë tuaja në një industri në rritje.
Kërkesat
- Minimumi 3 vite eksperiencë në koordinim ose logjistikë të brendshme
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të prioriteteve
- Komunikim i shkëlqyer dhe orientim ndaj klientit
- Aftësi për të koordinuar disa procese njëkohësisht
- Njohuri të Microsoft Office (Excel, Word, Outlook)
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndërtuar bashkëpunim ndërdepartamental
- Organizim dhe vëmendje ndaj detajeve
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi
- Zgjidhje problemesh dhe mendim praktik
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një mjedis dinamik
- Orientim drejt rezultateve dhe cilësisë së shërbimit
Punë të ngjashme
- Big Market Treni8 nëntor 2026Sistemuese/e produktesh & ndihmëse kaseTiranëShitjeMe kohë të pjesshme50,000 Lekë/muajBig Market Treni po kërkon sistemuese/ndihmëse kase për turnet e paradites dhe të mbasdites, në supermarketin e tyre në Tiranë. Paga është 50,000 Lekë në muaj, dhe pozicioni është i hapur për kandidatet në moshën 18–45 vjeç.
- Big Market Treni8 nëntor 2026Punonjëse banakuTiranëShitjeMe kohë të plotë55,000 Lekë/mujoreBig Market Treni po kërkon punonjëse banaku për supermarketin e tij në Tiranë. Puna përfshin sistemimin e produkteve sipas kategorive dhe standardeve të supermarketit, me turne të parë ose të dytë.
- Heat Zone8 nëntor 2026Brand Ambassador IQOSTiranëShitjeMe kohë të plotë65,000 Lek - 85,000 Lek /mujoreHeat Zone kërkon një Brand Ambassador IQOS energjik dhe komunikues për të punuar me klientët në dyqan në Tiranë me orar të plotë. Paga është 65,000 - 85,000 Lek në muaj, plus mundësi trajnimi dhe zhvillimi brenda ekipit.
- Big Market Treni8 nëntor 2026Punonjës/e salleTiranëShitjeMe kohë të pjesshme50,000 Lekë/muajBig Market Treni po kërkon punonjës salle për turnin e dytë në supermarketin e saj në Tiranë. Pozicioni përfshin ndihmë për klientët, rregullin e sallës dhe sigurimin që produktet të jenë të dukshme. Paga është 50,000 Lekë në muaj.
- Big Market Treni8 nëntor 2026Punonjëse banakuTiranëShitjeMe kohë të plotë55,000 Lekë/muajBig Market Treni po kërkon punonjëse banaku për supermarketin e saj në Tiranë, në rrugën e Barrikadave. Puna përfshin sistemimin e produkteve sipas kategorive dhe standardeve të supermarketit, me një pagë mujore prej 55,000 Lekë. Përvoja e mëparshme në sistemimin e banakut është avantazh.
- MEGATEK8 nëntor 2026Store Area ManagerTiranëShitjeMe kohë të plotëMEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, kërkon një Store Area Manager përgjegjës për menaxhimin e zonave të shitjes dhe rritjen e performancës së tyre. Pozicioni ofron ambient pune profesional dhe dinamik, mundësi reale zhvillimi në karrierë, trajnime të vazhdueshme dhe paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh.