Kalaja Talent Consulting
Menaxher/e Kategorie
- Qyteti
- Tiranë
- Kategoria
- Administratë & Zyrë
- Lloji
- Me kohë të plotë
- Publikuar
- 7 nëntor 2026
Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting kërkon Menaxher/e Kategorie. Për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë e tregtisë me pakicë, kërkojmë një Menaxher/e Kategorie, përgjegjës/e për menaxhimin e njërës prej kategorive Fresh, Food, Tekstile ose Non-Food, duke ndjekur produktet, furnizimet, shitjet dhe fitimprurjen. Detyrat dhe përgjegjësitë: - Analizimi i tregut, konkurrencës dhe performancës së produkteve të kategorisë. - Përzgjedhja e produkteve dhe furnitorëve, si dhe identifikimi i produkteve të reja. - Negocimi i çmimeve, kostove dhe kushteve të bashkëpunimit me furnitorët. - Planifikimi i vendosjes së produkteve në rafte dhe aktiviteteve promocionale. - Menaxhimi i shitjeve, fitimprurjes dhe buxhetit të kategorisë. - Monitorimi i disponueshmërisë së produkteve dhe koordinimi i furnizimeve. - Përgatitja dhe analizimi i raporteve të shitjeve dhe performancës. - Bashkëpunimi me departamentet e Marketingut, Financës, Logjistikës dhe Shitjeve. - Administrimi i dokumentacionit dhe marrëdhënieve me furnitorët. Aplikimi: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në tea.jashari@ktc.al, duke shënuar në subjekt "Menaxher/e Kategorie" dhe kategorinë përkatëse. Tel: 069 409 3986. Web: www.ktc.al
Kërkesat
- Diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi ose Marketing
- Eksperiencë në pozicione të ngjashme në sektorin retail
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe gjuhës angleze
- Aftësi të mira negociuese, analitike dhe organizative
- Orientim drejt shitjeve, rezultateve dhe arritjes së objektivave
- Aftësi vendimmarrjeje dhe menaxhimi të punës nën presion
Punë të ngjashme
- Kalaja Talent Consulting7 nëntor 2026Asistent/e BlerjeshTiranëAdministratë & ZyrëMe kohë të plotë60,000 Lek - 70,000 Lek /mujoreKërkojmë një Asistent/e Blerjesh që të mbështesë Departamentin e Blerjeve në administrimin dhe koordinimin e proceseve. Paga është 60,000 - 70,000 lekë neto në muaj, orari është e hënë - e premte, me rotacion të e shtunave.
- PI Marketing Agency7 nëntor 2026Recepsionist/eTiranëAdministratë & ZyrëMe kohë të plotë65,000 Lek - 70,000 Lek /mujoreKlinikë prestigjioze në Tiranë kërkon recepsionist/e me ose pa përvojë pune. Pozicioni është me orar të plotë 09:00–17:00 dhe ofron pagë nga 65,000 lekë në muaj, me mundësi rritjeje.
- Vero Home Real Estate7 nëntor 2026Asistent/e zyreTiranëAdministratë & ZyrëMe kohë të plotë70.000 LEKE NETOVero Home Real Estate kërkon asistent/e zyre me orar të plotë, 09:00 - 18:00, pushim të dielave. Paga është 70.000 lekë neto, me kusht përvojë pune si asistent/e.
- PI Marketing Agency7 nëntor 2026Menaxher/e klinikeTiranëAdministratë & ZyrëMe kohë të plotëKlinikë dentare në Tiranë kërkon menaxher/e klinike me përvojë, me orar të plotë 09:00–18:00 dhe 1 orë pushim dreke. Pagesa negociohet sipas përvojës; kërkohet njohuri e gjuhës italiane për të pritur pacientët e huaj.
- PI Marketing Agency7 nëntor 2026Back Office për Turizëm Dentar (Italisht)TiranëAdministratë & ZyrëMe kohë të plotëPI Marketing Agency kërkon back office për turizëm dentar me njohuri të gjuhës italiane. Orari është 09:00–18:00 me 1 orë pushim dreke, punë vetëm në zyrë, me fundjavë pushim. Paga është e negociueshme dhe preferohen kandidatët me përvojë.
- Kidzone shpk7 nëntor 2026Menaxher/e DyqaniTiranëAdministratë & ZyrëMe kohë të plotëKidzone shpk, pjesë e BALFIN Group, kërkon një Menaxher/e Dyqani me kohë të plotë në Tiranë. Roli përfshin drejtimin e operacioneve ditore, koordinimin e ekipit dhe rritjen e shitjeve të dyqanit.