Zgjua

MEGATEK

Kasier/e

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Shitje
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
8 nëntor 2026

Përshkrimi

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë kasier/e. Qëllimi i pozicionit: Kasierja është përgjegjëse për menaxhimin korrekt të procesit të arkëtimit, ofrimin e një eksperience pozitive për klientët dhe garantimin e standardeve të larta të shërbimit në pikën e shitjes. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: Kryen me korrektësi procesin e arkëtimit dhe lëshimin e dokumentacionit fiskal; Mirëpret dhe komunikon në mënyrë profesionale me klientët; Verifikon saktësinë e pagesave cash, kartë apo formave të tjera të pagesës; Menaxhon fondin e arkës sipas procedurave të kompanisë; Evidenton dhe raporton çdo problematikë ose mospërputhje gjatë procesit të punës; Bashkëpunon me departamentet përkatëse për garantimin e një shërbimi efikas; Zbaton standardet operative dhe procedurat e kompanisë. Çfarë ofron Megatek: Ambient pune profesional dhe bashkëpunues; Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere; Trajnim mbi proceset dhe standardet e kompanisë; Paketë konkurruese kompensimi. Adresa: Autostrada Tiranë–Durrës, km 7, Tiranë, Shqipëri. Afati i aplikimit: 30 shkurt 2026 (pozicioni është mbyllur).

Kërkesat

  • Diplomë e arsimit universitar
  • Eksperiencë e mëparshme si kasier/e ose në sektorin retail përbën avantazh
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit
  • Saktësi, përgjegjshmëri dhe korrektësi në menaxhimin e vlerave monetare
  • Aftësi për të punuar në ambiente dinamike dhe me volum pune
  • Njohuri bazë kompjuterike

Punë të ngjashme

Punë në TiranëShitje në gjithë Shqipërinë