Zgjua

OMNIVA

Bashkëpunëtor/e Distributor/e / Përfaqësues/e Shitjesh (Freelancer)

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Shitje
Lloji
Me kontratë / Freelance
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

OMNIVA është një kompani lider në fushën e brandimit dhe paketimit, që ofron zgjidhje të personalizuara për të ndërtuar, forcuar dhe promovuar imazhin e markave përmes ambalazhimit cilësor dhe dizajnit profesional. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, OMNIVA kërkon bashkëpunëtorë/e distributorë/e / përfaqësues/e shitjesh freelancer sipas zonave, për prezantimin dhe shitjen e produkteve të paketimit të personalizuara dhe të përgjithshme. Produktet që ofrojmë: Paketime për boutique. Paketime dhe produkte për profesionistë si: dentistë, farmaci, pastiçeri etj. Produkte njëpërdorimshe për fast food, restorante, hotele dhe kafene. Dhe një gamë e gjerë produktesh të tjera paketimi. Detyrat: Prezantimi dhe promovimi i produkteve OMNIVA. Identifikimi i klientëve të rinj dhe krijimi i mundësive të reja për shitje. Prezantimi i produkteve dhe zgjidhjeve sipas nevojave të klientëve. Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve profesionale dhe afatgjata me klientët. Zhvillimi i shitjeve dhe zgjerimi i prezencës së OMNIVA në zonën përkatëse. Kërkohen bashkëpunëtorë për: Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë, Korçë, Shkodër. Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV në adresën centershqiptare1@gmail.com. Për më shumë informacion kontaktoni në numrin e telefonit/WhatsApp: 0694643251. Ju lutem specifikoni në subjekt të emailit pozicionin e punës për të cilin aplikoni.

Kërkesat

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje
  • Preferohen kandidatë që kanë kontakte ekzistuese
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negociimi
  • Orientim drejt rezultateve dhe zhvillimit të shitjeve
  • Seriozitet, korrektësi dhe përgjegjshmëri në bashkëpunim

Punë të ngjashme

Punë në TiranëShitje në gjithë Shqipërinë