Zgjua

Kalaja Talent Consulting

Operator/e shitjesh; Koordinator/e klinike

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Shitje
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë e turizmit dentar, kërkojmë kandidatë të huaj për pozicionet Operator/e Shitjesh dhe Koordinator/e Klinike. Mirëpresim kandidatë që jetojnë aktualisht në Shqipëri ose që janë të hapur për t'u zhvendosur në Shqipëri. Vendndodhja: Shqipëri, punë në ambientet e klinikës. Orari i punës: 10:00–19:00. OPERATOR/E SHITJESH - Komunikimi me klientët potencialë përmes telefonit, emailit dhe mesazheve. - Prezantimi i shërbimeve të klinikës dhe ofertave të trajtimit, sipas informacionit të ekipit mjekësor. - Ndjekja e kërkesave dhe orientimi i klientëve drejt rezervimit. - Përditësimi i të dhënave të klientëve dhe realizimi i objektivave të shitjes. KOORDINATOR/E KLINIKE - Pritja dhe orientimi i pacientëve ndërkombëtarë. - Organizimi i takimeve dhe koordinimi mes pacientëve dhe ekipit mjekësor. - Ndjekja e kërkesave të pacientëve gjatë përvojës së tyre në klinikë. - Mbështetja në organizimin e proceseve të përditshme. Për të dyja pozicionet, eksperienca në turizmin dentar përbën avantazh. Për të aplikuar, dërgoni CV-në duke specifikuar pozicionin që ju intereson, gjuhën që zotëroni, vendndodhjen aktuale dhe gatishmërinë për t'u zhvendosur në Shqipëri. Email: megi.azizaj@ktc.al Telefon: +355 69 709 3131

Kërkesat

  • Njohuri të mira të gjuhës angleze OSE italiane (Operator/e shitjesh)
  • Eksperiencë në shitje ose shërbim klienti (Operator/e shitjesh)
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe ndjekjes së klientëve (Operator/e shitjesh)
  • Orientim ndaj rezultateve dhe objektivave të shitjes (Operator/e shitjesh)
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane DHE angleze (Koordinator/e klinike)
  • Eksperiencë në koordinim, shërbim klienti ose mikpritje (Koordinator/e klinike)
  • Aftësi shumë të mira organizimi dhe komunikimi (Koordinator/e klinike)
  • Profesionalizëm, korrektësi dhe kujdes ndaj pacientëve (Koordinator/e klinike)

Punë të ngjashme

Punë në TiranëShitje në gjithë Shqipërinë