ITD sh.p.k.
Drejtor/e i Shitjeve Enterprise
- Qyteti
- Tiranë
- Kategoria
- Shitje
- Lloji
- Me kohë të plotë
- Publikuar
- 7 nëntor 2026
Përshkrimi
Kërkohet punësimi i Drejtorit/es të Shitjeve Enterprise, me eksperiencë të konsoliduar në drejtimin e ekipeve të shitjes, zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët strategjikë. Prioritet janë ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata, identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe realizimi i objektivave të shitjeve. ITD sh.p.k. është një kompani distributore e teknologjive IT, të prodhuesve ndërkombëtarë si HP, Dell, Lenovo, Cisco, Fortinet, Check Point, etj., me mbi 30 vite eksperiencë në treg. Klientët e ITD në segmentin Enterprise janë kompanitë System Integratore në IT dhe ato që shesin në B2B. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së shitjeve Enterprise, duke garantuar realizimin e objektivave dhe rritjen e qëndrueshme të biznesit. Drejtimi, organizimi dhe zhvillimi i ekipit të shitjeve, duke përcaktuar objektiva dhe monitoruar performancën. Identifikimi i mundësive të reja të biznesit, zgjerimi i portofolit të klientëve dhe zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët strategjikë dhe partnerët. Mbikëqyrja e proceseve të ofertimit, negocimit dhe kontraktimit, duke siguruar përputhshmërinë me politikat tregtare të kompanisë. Bashkëpunimi me ekipet e produkteve dhe strukturat e tjera për zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike që përmbushin nevojat e klientëve. Analiza e tregut dhe konkurrencës, planifikimi i shitjeve dhe identifikimi i mundësive për forcimin e pozicionit të kompanisë. Monitorimi i rezultateve dhe raportimi periodik pranë Drejtimit të Lartë. Bashkëpunimi me strukturat e ITD Group për iniciativa strategjike dhe mundësi të reja biznesi në rajon. Çfarë ofrojmë: Paketë konkurruese shpërblimi, në përputhje me nivelin drejtues të pozicionit. Skemë atraktive bonusesh, e bazuar në objektiva të qarta dhe performancën individuale e të ekipit. Mundësi zhvillimi profesional, trajnime të specializuara dhe certifikime. Angazhim në projekte strategjike në industrinë e Teknologjisë së Informacionit. Benefite të tjera nga kompania. Si të aplikoni: dërgoni CV-në në adresën humanresources@itd-al.com me subjekt "Drejtor i Shitjeve Enterprise (DSHE)". Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e mëtejshme do të kontaktohen.
Kërkesat
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Minimumi 5 vite eksperiencë në menaxhimin e shitjeve, preferohet në sektorin IT
- Preferohet eksperiencë në produktet dhe zgjidhjet Server, Storage, Security etj.
- Eksperiencë e dëshmuar në drejtimin dhe zhvillimin e ekipeve të shitjes
- Aftësi drejtuese, planifikimi, negocimi dhe vendimmarrjeje
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi
- Aftësi për të zhvilluar projekte komplekse, bashkëpunim të ngushtë me Presales dhe krijimi i mundësive të reja të biznesit me rishitësit
- Gjuha angleze
Punë të ngjashme
- Big Market Treni8 nëntor 2026Sistemuese/e produktesh & ndihmëse kaseTiranëShitjeMe kohë të pjesshme50,000 Lekë/muajBig Market Treni po kërkon sistemuese/ndihmëse kase për turnet e paradites dhe të mbasdites, në supermarketin e tyre në Tiranë. Paga është 50,000 Lekë në muaj, dhe pozicioni është i hapur për kandidatet në moshën 18–45 vjeç.
- Big Market Treni8 nëntor 2026Punonjëse banakuTiranëShitjeMe kohë të plotë55,000 Lekë/mujoreBig Market Treni po kërkon punonjëse banaku për supermarketin e tij në Tiranë. Puna përfshin sistemimin e produkteve sipas kategorive dhe standardeve të supermarketit, me turne të parë ose të dytë.
- Heat Zone8 nëntor 2026Brand Ambassador IQOSTiranëShitjeMe kohë të plotë65,000 Lek - 85,000 Lek /mujoreHeat Zone kërkon një Brand Ambassador IQOS energjik dhe komunikues për të punuar me klientët në dyqan në Tiranë me orar të plotë. Paga është 65,000 - 85,000 Lek në muaj, plus mundësi trajnimi dhe zhvillimi brenda ekipit.
- Big Market Treni8 nëntor 2026Punonjës/e salleTiranëShitjeMe kohë të pjesshme50,000 Lekë/muajBig Market Treni po kërkon punonjës salle për turnin e dytë në supermarketin e saj në Tiranë. Pozicioni përfshin ndihmë për klientët, rregullin e sallës dhe sigurimin që produktet të jenë të dukshme. Paga është 50,000 Lekë në muaj.
- Big Market Treni8 nëntor 2026Punonjëse banakuTiranëShitjeMe kohë të plotë55,000 Lekë/muajBig Market Treni po kërkon punonjëse banaku për supermarketin e saj në Tiranë, në rrugën e Barrikadave. Puna përfshin sistemimin e produkteve sipas kategorive dhe standardeve të supermarketit, me një pagë mujore prej 55,000 Lekë. Përvoja e mëparshme në sistemimin e banakut është avantazh.
- MEGATEK8 nëntor 2026Store Area ManagerTiranëShitjeMe kohë të plotëMEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, kërkon një Store Area Manager përgjegjës për menaxhimin e zonave të shitjes dhe rritjen e performancës së tyre. Pozicioni ofron ambient pune profesional dhe dinamik, mundësi reale zhvillimi në karrierë, trajnime të vazhdueshme dhe paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh.