Zgjua

MEGATEK

Shitës/e në Departamentin e Kopshtarisë

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Shitje
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin: Shitës/e në Departamentin e Kopshtarisë. Qëllimi i Pozicionit: Shitësi është përgjegjës për ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve, këshillimin mbi produktet e kopshtarisë dhe mirëmbajtjen e një prezantimi tërheqës të departamentit. Detyrat dhe Përgjegjësitë: - Mirëpret dhe asiston klientët në përzgjedhjen e produkteve të kopshtarisë - Ofron këshillim mbi bimët, farat, plehrat dhe aksesorët e kopshtit - Kujdeset për sistemimin dhe mirëmbajtjen e produkteve në departament - Siguron që ambienti i departamentit të jetë i rregullt dhe tërheqës - Ndjek dhe realizon objektivat e shitjes - Informon klientët mbi ofertat dhe produktet e reja - Bashkëpunon me ekipin për përmirësimin e shërbimit ndaj klientit Çfarë ofron Megatek: - Ambient pune profesional dhe dinamik - Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë - Trajnime të vazhdueshme - Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh Adresa: Autostrada Tiranë–Durrës, km 7, Mbikalimi i Aeroportit "Nënë Tereza", Tiranë. Telefon: +355694022492 Afati i aplikimit: 31.12.2026 (pozicioni është shënuar si i mbyllur).

Kërkesat

  • Diplomë në Hortikulturë ose Agromekanikë
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në kopshtari ose retail)
  • Njohuri bazë mbi bimët dhe produktet e kopshtarisë (avantazh)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
  • Aftësi për të punuar në ekip
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë
  • Fleksibilitet në orare

Punë të ngjashme

Punë në TiranëShitje në gjithë Shqipërinë