Smart Home Albania
Inxhinier/e Elektrik (Menaxhim Projektesh Automatizimi)
- Qyteti
- Tiranë
- Kategoria
- Inxhinieri & Teknik
- Lloji
- Me kohë të plotë
- Publikuar
- 7 nëntor 2026
Përshkrimi
Në kuadër të zgjerimit të Departamentit të Menaxhimit të Projekteve, Smart Home Albania kërkon 2 Inxhinierë Elektrikë për menaxhimin dhe realizimin e projekteve të automatizimit. Roli përfshin ndjekjen e plotë të projektit, nga analizimi i kërkesave dhe hartimi i zgjidhjes teknike deri te programimi, konfigurimi, testimi dhe dorëzimi i sistemit. Përgjegjësitë kryesore: - Analizimi i projekteve dhe kërkesave teknike të klientit; - Hartimi i zgjidhjeve për sistemet Smart Home dhe Building Automation; - Planifikimi dhe koordinimi i fazave të projektit, afateve dhe burimeve; - Përgatitja e dokumentacionit, skemave dhe specifikimeve teknike; - Koordinimi i punimeve me ekipet teknike dhe bashkëpunëtorët e projektit; - Programimi dhe konfigurimi i sistemeve të automatizimit sipas funksioneve të përcaktuara në projekt; - Integrimi i ndriçimit, grilave, HVAC, sigurisë dhe sistemeve të tjera; - Testimi, diagnostikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike; - Prezantimi dhe dorëzimi i sistemit te klienti; - Mbështetja teknike pas përfundimit të projektit. Çfarë ofrojmë: - Përfshirje në projekte të avancuara automatizimi; - Zhvillim profesional përmes trajnimeve teknike dhe certifikimeve; - Rritje profesionale; - Ambient pune profesional dhe bashkëpunues; - Pagë sipas eksperiencës + bonuse dhe përfitime të tjera. Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në: hr@smarthome.al me subjektin “Inxhinier Elektrik (Project Manager)”.
Kërkesat
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike
- Eksperiencë në menaxhimin ose realizimin e projekteve teknike
- Njohuri në programim dhe konfigurim të sistemeve të automatizimit
- Aftësi për të lexuar dhe përgatitur skema elektrike dhe dokumentacion teknik
- Njohja e sistemeve KNX, BMS, Smart Home ose protokolleve të ngjashme përbën avantazh
- Njohuri të AutoCAD-it dhe programeve teknike
- Njohuri të gjuhës angleze
- Aftësi organizative, analitike dhe komunikuese
- Patentë kategoria B
- Fleksibilitet për udhëtime
Punë të ngjashme
- Studio Rebus7 nëntor 2026Inxhinier/e Ndërtimi, Profili Infrastrukturë dhe TransportTiranëInxhinieri & TeknikMe kohë të plotëStudio Rebus kërkon një inxhinier/e ndërtimi me profil infrastrukturë dhe transport, me licencë. Kandidatët duhet të kenë studime të larta në këtë profil dhe të paktën 7 vite përvojë pune.
- Studio Rebus7 nëntor 2026Inxhinier/e GjeoteknikTiranëInxhinieri & TeknikMe kohë të plotëStudio Rebus kërkon të punësojë një inxhinier/e ndërtimi me profil gjeoteknik. Pozita kërkon licencë dhe përvojë pune të paktën 7 vjet në fushën gjeoteknike.
- VIBTIS shpk7 nëntor 2026Inxhinier/e elektrik/eTiranëInxhinieri & TeknikMe kohë të plotëVIBTIS shpk, kompani ndërtimi me mbi 15 vite eksperiencë, po kërkon inxhinier/e elektrik/e për të zgjeruar ekipin. Pozicioni përfshin menaxhimin teknik dhe koordinimin e projekteve, nënkontraktorëve dhe prokurimit të materialeve.
- Kalaja Talent Consulting7 nëntor 2026Inxhinier/e Elektrik Projektues/eTiranëInxhinieri & TeknikMe kohë të plotëKalaja Talent Consulting kërkon Inxhinier/e Elektrik Projektues/e për të punuar në projektimin e sistemeve elektroenergjetike, impianteve fotovoltaike dhe sistemeve të energjisë së rinovueshme. Pozicioni përfshin hartimin e skemave elektrike, vizatimeve teknike dhe llogaritjeve inxhinierike. Paga është e negociueshme.
- Evroashensor Albania7 nëntor 2026Inxhinier elektrik, Inxhinier mekanik/mekatronik, Punëtor/e, Ndihmës punëtor/eTiranëInxhinieri & TeknikMe kohë të plotëEvroashensor Albania kërkon inxhinierë elektrikë, inxhinierë mekanikë/mekatronikë dhe punëtorë për punësim të sigurt. Ofrohet ambient serioz, kushte shumë të mira pune dhe pagë e kënaqshme.
- VIBTIS SHPK8 nëntor 2026Elektricist/eFierInxhinieri & TeknikMe kohë të plotëVIBTIS po zgjeron ekipin dhe kërkon elektricist/e urgjentisht për kantierin e tyre në Fier. Pozicioni është i hapur për persona me përvojë në instalime dhe montim panelesh elektrike.