Zgjua

Kalaja Talent Consulting

Inxhinier/e Elektrik Projektues/e

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Inxhinieri & Teknik
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Kalaja Talent Consulting kërkon të punësojë Inxhinier/e Elektrik Projektues/e. Detyrat: Projektimi teknik i sistemeve elektroenergjetike të tensionit të ulët, të mesëm dhe të lartë. Projektimi i impianteve fotovoltaike dhe sistemeve të energjisë së rinovueshme. Projektimi i kabinave elektrike, nënstacioneve, linjave kabllore dhe ajrore. Përgatitja e skemave elektrike, vizatimeve teknike dhe llogaritjeve inxhinierike. Dimensionimi dhe përzgjedhja teknike e pajisjeve dhe materialeve. Shënime: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në në adresën e e-mailit: tea.jashari@ktc.al ose në numrin e telefonit 069 409 3986.

Kërkesat

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, profili Elektroenergjetikë ose fusha të ngjashme
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në projektimin e sistemeve elektrike ose projekteve energjetike
  • Njohuri shumë të mira të AutoCAD dhe programeve të projektimit elektrik
  • Eksperiencë me ETAP, DIgSILENT PowerFactory, EPLAN, PVsyst ose programe ekuivalente (avantazh)
  • Aftësi për hartimin dhe menaxhimin e dokumentacionit teknik të projekteve
  • Njohuri të standardeve teknike IEC/EN
  • Aftësi për koordinimin dhe ndjekjen e disa projekteve njëkohësisht
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Aftësi organizative, analitike, komunikimi dhe zgjidhjes së problematikave teknike

Punë të ngjashme

Punë në TiranëInxhinieri & Teknik në gjithë Shqipërinë