VIBTIS shpk
Inxhinier/e elektrik/e
- Qyteti
- Tiranë
- Kategoria
- Inxhinieri & Teknik
- Lloji
- Me kohë të plotë
- Publikuar
- 7 nëntor 2026
Përshkrimi
VIBTIS shpk, kompani ndërtimi me mbi 15 vite eksperiencë në treg, po zgjeron ekipin dhe fton kandidatë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin Inxhinier/e elektrik/e. Detyrat kryesore: - Zgjidhja e problematikave teknike dhe menaxheriale gjatë implementimit të projekteve. - Identifikimi, vlerësimi dhe koordinimi i nënkontraktorëve, si dhe ndjekja e ofertave dhe kontratave për punimet. - Organizimi dhe kontrolli i prokurimit të materialeve, duke respektuar kostot e parashikuara në fazën e tenderimit. - Zhvillimi dhe plotësimi i projekteve elektrike në rastet kur dokumentacioni ekzistues ka mangësi ose gabime. - Monitorimi i bazës materiale dhe kontrolli i konsumit të saj. - Kontrolli periodik i dokumentacionit teknik të nënkontraktorëve. - Verifikimi i dokumentacionit HSE në bashkëpunim me oficerin HSE të VIBTIS. - Mbledhja dhe vlerësimi i ofertave për materiale dhe kosto punimesh. - Shqyrtimi i skedave teknike dhe tabelave krahasimore për përzgjedhjen e materialeve. Dërgoni CV-në tuaj në: info@vibtis.al ose telefononi në 069 80 225 45.
Kërkesat
- Diplomë universitare Master në Inxhinieri Elektrike
- Minimumi 3–5 vite eksperiencë në projektim, zbatim dhe menaxhim projektesh
- Njohuri të mira në AutoCAD, MS Office dhe MS Project
- Njohja e programeve të projektimit, si PVsyst, përbën avantazh
- Aftësi të forta në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve
- Aftësi organizative dhe përvojë në ndjekjen e punimeve në terren
Punë të ngjashme
- Studio Rebus7 nëntor 2026Inxhinier/e Ndërtimi, Profili Infrastrukturë dhe TransportTiranëInxhinieri & TeknikMe kohë të plotëStudio Rebus kërkon një inxhinier/e ndërtimi me profil infrastrukturë dhe transport, me licencë. Kandidatët duhet të kenë studime të larta në këtë profil dhe të paktën 7 vite përvojë pune.
- Studio Rebus7 nëntor 2026Inxhinier/e GjeoteknikTiranëInxhinieri & TeknikMe kohë të plotëStudio Rebus kërkon të punësojë një inxhinier/e ndërtimi me profil gjeoteknik. Pozita kërkon licencë dhe përvojë pune të paktën 7 vjet në fushën gjeoteknike.
- Kalaja Talent Consulting7 nëntor 2026Inxhinier/e Elektrik Projektues/eTiranëInxhinieri & TeknikMe kohë të plotëKalaja Talent Consulting kërkon Inxhinier/e Elektrik Projektues/e për të punuar në projektimin e sistemeve elektroenergjetike, impianteve fotovoltaike dhe sistemeve të energjisë së rinovueshme. Pozicioni përfshin hartimin e skemave elektrike, vizatimeve teknike dhe llogaritjeve inxhinierike. Paga është e negociueshme.
- Smart Home Albania7 nëntor 2026Inxhinier/e Elektrik (Menaxhim Projektesh Automatizimi)TiranëInxhinieri & TeknikMe kohë të plotëSmart Home Albania kërkon 2 inxhinierë elektrikë për menaxhimin dhe realizimin e projekteve të automatizimit, nga analiza e kërkesave deri te programimi, testimi dhe dorëzimi i sistemit te klienti. Pozicioni përfshin punë në projekte të avancuara automatizimi, trajnime teknike dhe certifikime, si dhe pagë sipas eksperiencës me bonuse dhe përfitime të tjera.
- Evroashensor Albania7 nëntor 2026Inxhinier elektrik, Inxhinier mekanik/mekatronik, Punëtor/e, Ndihmës punëtor/eTiranëInxhinieri & TeknikMe kohë të plotëEvroashensor Albania kërkon inxhinierë elektrikë, inxhinierë mekanikë/mekatronikë dhe punëtorë për punësim të sigurt. Ofrohet ambient serioz, kushte shumë të mira pune dhe pagë e kënaqshme.
- VIBTIS SHPK8 nëntor 2026Elektricist/eFierInxhinieri & TeknikMe kohë të plotëVIBTIS po zgjeron ekipin dhe kërkon elektricist/e urgjentisht për kantierin e tyre në Fier. Pozicioni është i hapur për persona me përvojë në instalime dhe montim panelesh elektrike.