Zgjua

MEGATEK

Operatore/e të shitjeve online

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Call Center & Shërbim Klienti
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë operatorë të shitjeve online. Qëllimi i pozicionit: Të ofrojë shërbim cilësor ndaj klientëve online, në përputhje me politikat dhe standardet e kompanisë, duke kontribuar në rritjen e kënaqësisë së klientit dhe arritjen e objektivave të kompanisë. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: - Menaxhon dhe ndjek komunikimin me klientët përmes live chat, email, rrjeteve sociale dhe telefonit. - Siguron që klientët të marrin informacion të saktë dhe të plotë për produktet, shërbimet dhe ofertat promocionale të kompanisë. - Kupton nevojat e klientëve dhe ofron zgjidhje ose alternativa të përshtatshme. - Jep udhëzime mbi procesin e porosisë online, regjistrimin e klientit, mënyrat e pagesës dhe tarifat e transportit. - Monitoron sistemin e blerjeve online dhe raporton çdo problem tek menaxheri ose departamenti përkatës. - Konfirmon porositë e klientëve në E-shop dhe është në dijeni të të gjitha ofertave dhe promocioneve. - Trajton kërkesat dhe ankesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase. - Mban regjistrim të saktë të komunikimeve me klientët dhe asistencës së ofruar. - Bashkëpunon me departamentet e tjera për të garantuar zgjidhjen e kërkesave të klientëve. Çfarë ofron Megatek: Ambient pune profesional dhe dinamik; Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë; Trajnime të vazhdueshme; Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh. Procedura e aplikimit: Dërgoni CV të detajuar në humanresources@megateksa.com ose në WhatsApp 069 402 2492, ose në adresën MEGATEK S.A, Divizioni i Burimeve Njerëzore, Autostrada Tiranë–Durrës, km 7, Tiranë.

Kërkesat

  • Diplomë universitare
  • Preferohet minimumi 1 vit eksperiencë në një pozicion të ngjashëm
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike dhe të përdorimit të rrjeteve sociale
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbal në gjuhën shqipe dhe angleze
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe orientim ndaj shërbimit të klientit
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa kërkesa njëkohësisht

Punë të ngjashme

Punë në TiranëCall Center & Shërbim Klienti në gjithë Shqipërinë