Zgjua

MEGATEK

Specialiste e Kujdesit ndaj Klientit

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Call Center & Shërbim Klienti
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë Specialiste të Kujdesit ndaj Klientit. Qëllimi i pozicionit: Specialisti i Kujdesit ndaj Klientit është përgjegjës për menaxhimin profesional të komunikimit me klientët, trajtimin efikas të kërkesave dhe problematikave, si dhe garantimin e një eksperience pozitive dhe cilësore për klientët e kompanisë. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: - Ofron asistencë profesionale ndaj klientëve në lidhje me produktet, shërbimet dhe proceset e kompanisë; - Menaxhon dhe ndjek në kohë reale kërkesat, ankesat dhe sugjerimet e klientëve; - Koordinon problematikat me departamentet përkatëse deri në zgjidhjen përfundimtare; - Siguron standard të lartë komunikimi dhe etike profesionale në çdo ndërveprim me klientin; - Evidenton dhe raporton problematikat e identifikuara me fokus përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit; - Kontribuon në rritjen e kënaqësisë dhe besnikërisë së klientëve ndaj kompanisë. Çfarë ofron Megatek: ambient pune profesional dhe dinamik, mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë, trajnime të vazhdueshme, paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh. Vendndodhja: Autostrada Tiranë–Durrës, km 7, Kashar, Tiranë. Afati i aplikimit: 31.12.2026 (pozicioni është shënuar si i mbyllur në faqe).

Kërkesat

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme
  • Minimumi 1 vit eksperiencë në Customer Service, Call Center ose sektorin Retail (avantazh)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe menaxhimi të situatave dinamike
  • Orientim drejt zgjidhjes së problemeve dhe shërbimit ndaj klientit
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office
  • Njohuri të gjuhës angleze (avantazh)

Punë të ngjashme

Punë në TiranëCall Center & Shërbim Klienti në gjithë Shqipërinë