Zgjua

8 Dimensions Real Estate

Specialiste Marketingu dhe Marrëdhënieve me Klientët

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Marketing & Media
Lloji
Me kohë të plotë
Paga
60 000 ALL
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Specialistja e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Klientët do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e rrjeteve sociale të agjensisë, krijimin e përmbajtjes promovuese për pronat, si dhe për menaxhimin e telefonatave dhe komunikimit me klientët e interesuar për prona. Ky pozicion kombinon kreativitetin e marketingut dixhital me aftësi të mira komunikimi dhe organizimi. Detyrat dhe përgjegjësitë: - Menaxhimi dhe organizimi i rrjeteve sociale (Instagram, Facebook, TikTok, etj.) - Krijimi, planifikimi dhe publikimi i postimeve për pronat dhe shërbimet e agjensisë - Menaxhimi i telefonatave hyrëse nga klientët e interesuar për prona - Ndjekja e trendeve të fundit në marketingun digjital dhe real estate Çfarë ofrojmë: - Ambient pune profesional, bashkëkohor dhe mbështetës - Hapësirë për ide të reja dhe përfshirje aktive në proceset e punës - Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional - Mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë - Pagë 60 000 ALL + bonuse të bazuara në performancë Vendndodhja: Kryqëzimi "Vasil Shanto", pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Tiranë Orari: Full Time (puna nis në orën 09:00) Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në: 8dimensions.re@gmail.com ose WhatsApp: +355 68 880 0680

Kërkesat

  • Eksperiencë ose pasion në marketing dixhital dhe rrjete sociale
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe korrektësi me klientët
  • Njohuri në përdorimin e Canva, CapCut dhe Microsoft Office
  • Aftësi në përdorimin e inteligjencës artificiale për krijim përmbajtjeje (AI Marketing)
  • Kreativitet, iniciativë dhe aftësi organizative
  • Përparësi: njohuri bazë të Facebook Ads dhe Instagram Ads

Punë të ngjashme

Punë në TiranëMarketing & Media në gjithë Shqipërinë