Zgjua

Hitweb

Operator/e marketingu (frëngjisht / italisht / gjermanisht)

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Marketing & Media
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Kompania Hitweb po kërkon të punësojë individë të motivuar dhe të përkushtuar për pozicionin e operatorit/es të marketingut në gjuhët frëngjisht, italisht ose gjermanisht. Detyrat dhe përgjegjësitë: - Komunikimi me klientët nëpërmjet telefonatave, email-ave dhe komunikimeve të tjera në gjuhën frënge, italiane ose gjermane. - Asistimi në menaxhimin e klientëve dhe regjistrimin e informacionit në bazën e të dhënave. - Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin për të siguruar një funksionim të përsosur të proceseve back office. Ofrojmë: - Kontratë të rregullt pune në përputhje me legjislacionin shqiptar. - Pushim në festat zyrtare të vendeve përkatëse dhe festat zyrtare shqiptare të paguara ekstra sipas Kodit të Punës. - Mundësi zhvillimi karriere në një mjedis profesional dhe të përkushtuar. - Pagesë konkurruese. - Trajnime periodike. - Ambient rinor dhe modern. - Drekë e ofruar nga kompania në restorantet tona partnere. Si të aplikoni: dërgoni CV-në tuaj të përditësuar në adresën info@hitweb.it Tel/Mob: +355682002999

Kërkesat

  • Njohuri të mira të njërës nga gjuhët frënge, italiane ose gjermane (të shkruara dhe të folura)
  • Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe menaxhimi të kohës
  • Kujdes për detaje dhe aftësi të mira analitike
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në një ambient ndërkombëtar

Punë të ngjashme

Punë në TiranëMarketing & Media në gjithë Shqipërinë