Zgjua

Smart Home Albania

Specialist/e i përmbajtjes krijuese

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Marketing & Media
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Vendndodhja: Tiranë Departamenti: Marketing Orari: Full-Time | On-site Detyrat: Zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë së përmbajtjes për rrjetet sociale. Hartimi dhe menaxhimi i kalendarit editorial javor dhe mujor. Konceptimi i ideve kreative dhe planifikimi i përmbajtjes sipas objektivave të brandeve. Organizimi dhe realizimi i xhirimeve, fotografive dhe materialeve vizuale. Vizita në terren për dokumentimin vizual të instalimeve, produkteve dhe projekteve të realizuara në të gjithë Shqipërinë. Editimi i videove dhe fotografive me programe profesionale. Përgatitja e teksteve shoqëruese dhe publikimi i përmbajtjes në platformat digjitale. Integrimi i mjeteve të Inteligjencës Artificiale (AI) për optimizimin e proceseve kreative. Monitorimi dhe analizimi i performancës së përmbajtjes. Bashkëpunimi me departamentet e tjera për realizimin e materialeve dhe fushatave. Çfarë ofrojmë: Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues. Hapësirë për kreativitet dhe zhvillim profesional. Përfshirje në projekte inovative në fushën e teknologjisë dhe ndriçimit. Aplikimi: Për të aplikuar, dërgo CV-në dhe portofolin në: hr@smarthome.al

Kërkesat

  • Eksperiencë në krijimin dhe menaxhimin e përmbajtjes për rrjetet sociale.
  • Njohuri mbi content marketing, strategjinë digjitale dhe planifikimin editorial.
  • Aftësi praktike në fotografim, filmim dhe editim.
  • Njohuri në CapCut, Premiere Pro, Photoshop, Canva ose programe të ngjashme.
  • Aftësi për përdorimin inteligjent të mjeteve AI në procesin kreativ.
  • Njohuri mbi platformat Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe njohuri të gjuhës angleze.
  • Patentë drejtimi e kategorisë B (e detyrueshme).
  • Portofol me punime konkrete të realizuara (i detyrueshëm).
  • Kreativitet, iniciativë dhe mendim strategjik.
  • Energji, dinamizëm dhe proaktivitet.
  • Organizim i mirë, planifikim dhe respektim i afateve.
  • Mendim kritik dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe orientim drejt rezultateve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Punë të ngjashme

Punë në TiranëMarketing & Media në gjithë Shqipërinë