Zgjua

Brunes shpk

Ekonomiste

Qyteti
Shkodër
Kategoria
Financë & Kontabilitet
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Kërkohet një Ekonomiste për showroom-in Brunes në Shkodër, e cila do të jetë përgjegjëse për administrimin dhe kontrollin e proceseve financiare dhe ekonomike të showroom-it, me fokus të veçantë në përdorimin dhe menaxhimin e të dhënave në Microsoft Dynamics 365 Finance. Përgjegjësitë kryesore: - Regjistrimi dhe kontrolli i transaksioneve financiare dhe ekonomike në Microsoft Dynamics 365 Finance. - Menaxhimi dhe verifikimi i faturave të shitjes dhe blerjes. - Regjistrimi dhe kontrolli i arkëtimeve dhe pagesave. - Ndjekja e llogarive të klientëve dhe furnitorëve. - Kontrolli i dokumentacionit financiar dhe përputhja e tij me transaksionet e regjistruara në sistem. - Kryerja e rakordimeve bankare dhe kontrolli i lëvizjeve të arkës. - Ndjekja e gjendjes së arkës dhe bankës së showroom-it. - Kontrolli dhe rakordimi i të dhënave të shitjeve me të dhënat financiare në Dynamics 365. - Mbështetja në proceset e inventarit dhe rakordimi i të dhënave të stokut me dokumentacionin financiar. - Administrimi dhe ruajtja e dokumentacionit financiar sipas procedurave të kompanisë. - Bashkëpunimi me departamentin qendror të financës për rakordime, kontrolle dhe raportime.

Kërkesat

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme
  • Eksperiencë pune në financë/kontabilitet, preferohet në kompani tregtare ose retail
  • Eksperiencë me Microsoft Dynamics 365 Finance (shumë e rëndësishme)
  • Njohuri të mira të parimeve të kontabilitetit dhe proceseve financiare
  • Njohuri të mira të Microsoft Excel
  • Aftësi të mira analitike dhe numerike
  • Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Aftësi për të menaxhuar dokumentacion dhe për të respektuar afatet
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Njohuri të legjislacionit fiskal dhe kontabël shqiptar

Punë të ngjashme

Punë në ShkodërFinancë & Kontabilitet në gjithë Shqipërinë