Zgjua

MEGATEK

Asistent/e Kontrollori

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Logjistikë & Transport
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
8 nëntor 2026

Përshkrimi

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin Asistent Kontrollor. Qëllimi i pozicionit: Të mbështesë procesin e kontrollit të mallrave dhe dokumentacionit, duke garantuar që artikujt e përgatitur për dalje të përputhen me dokumentacionin përkatës dhe standardet e kompanisë. Detyrat dhe përgjegjësitë: - Mbështet Kontrollorin në procesin e verifikimit të mallrave përpara daljes nga ambientet e MEGATEK. - Kontrollon artikujt, sasitë dhe përshkrimet e produkteve në përputhje me dokumentacionin përkatës. - Verifikon që mallrat e përgatitura për klientin të jenë në përputhje me faturën ose dokumentin e shitjes. - Identifikon dhe raporton çdo mospërputhje, mungesë ose dëmtim të konstatuar gjatë kontrollit. - Ndihmon në kontrollin e mallrave gjatë proceseve të ngarkimit dhe daljes. - Bashkëpunon me stafin e Magazinës, Shitjeve, Logjistikës dhe Kontrollit për zgjidhjen e problematikave. - Ndihmon në organizimin dhe sistemimin e zonës së kontrollit. - Siguron trajtimin me kujdes të produkteve gjatë procesit të kontrollit. - Respekton procedurat e kompanisë dhe rregullat e sigurisë në punë. - Raporton tek Kontrollori çdo problematikë të evidentuar gjatë procesit. - Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin, sipas udhëzimeve të eprorit. Punëdhënësi: MEGATEK S.A, Departamenti i Burimeve Njerëzore, Autostrada Tiranë–Durrës, km 7, Tiranë, Shqipëri.

Kërkesat

  • Arsim i mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh
  • Eksperienca në retail, magazinë, logjistikë ose kontroll mallrash përbën avantazh
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Saktësi në kontrollin e sasive dhe artikujve
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe integritet në punë
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient me ritëm të lartë
  • Gatishmëri për punë me karakter operacional dhe në lëvizje

Punë të ngjashme

Punë në TiranëLogjistikë & Transport në gjithë Shqipërinë