MEGATEK S.A
Asistent/e Supervizori i Magazinës
- Qyteti
- Tiranë
- Kategoria
- Logjistikë & Transport
- Lloji
- Me kohë të plotë
- Publikuar
- 7 nëntor 2026
Përshkrimi
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin Asistent Supervizor Magazine. Qëllimi i pozicionit: Asistent Supervizor Magazine mbështet Supervizorin e Magazinës në organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përditshme të magazinës, duke siguruar që proceset e pranimit, sistemimit, ruajtjes, përgatitjes dhe daljes së mallrave të realizohen në mënyrë efikase, të saktë dhe sipas procedurave të kompanisë. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: Mbështet Supervizorin në organizimin dhe koordinimin e punës së ekipit të magazinës. Ndjek në mënyrë aktive proceset e hyrjes, sistemimit, përgatitjes dhe daljes së mallrave. Siguron që mallrat të sistemohen në pozicionet përkatëse dhe sipas standardeve të magazinimit. Kontrollon saktësinë e porosive dhe dokumentacionit shoqërues të mallrave. Bashkëpunon me departamentet Shitje, Logjistikë, Blerje dhe Transport për koordinimin e proceseve. Ndihmon në realizimin dhe kontrollin e inventarëve periodikë dhe evidentimin e diferencave. Identifikon problematikat operative dhe i raporton ato tek Supervizori i Magazinës. Ndjek respektimin e procedurave të sigurisë dhe rregullave të punës në magazinë. Mbështet trajnimin dhe orientimin e punonjësve të rinj të magazinës. Kujdeset për organizimin, pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave të magazinës. Në mungesë të Supervizorit, mbështet vijueshmërinë e aktiviteteve operative të magazinës, sipas delegimit. Çfarë ofron Megatek: mundësi për t'u bërë pjesë e një kompanie lider në sektorin Retail, ambient profesional dhe dinamik pune, mundësi zhvillimi dhe progresi në karrierë, trajnime dhe mbështetje për zhvillimin profesional, paketë konkurruese për pozicionin. Procedura e aplikimit: dërgoni CV të detajuar në humanresources@megateksa.com ose kontaktoni në WhatsApp: 069 402 2492, ose në adresën MEGATEK S.A, Departamenti i Burimeve Njerëzore, Autostrada Tiranë–Durrës, km 7, Tiranë.
Kërkesat
- Minimumi 2-3 vite eksperiencë në menaxhim në retail
- Aftësi shumë të mira drejtuese dhe organizative
- Orientim i fortë drejt rezultateve dhe klientit
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi ekipi
- Diplomë e arsimit të lartë përbën avantazh
- Minimumi 2 vite eksperiencë në magazinë, logjistikë ose një pozicion të ngjashëm
- Eksperienca në retail, distribucion ose magazina me volum të lartë artikujsh përbën avantazh
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim i prioriteteve
- Aftësi për të koordinuar dhe orientuar një ekip
- Njohuri të mira në përdorimin e MS Office, veçanërisht Excel
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
- Gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik dhe me ritëm të lartë pune
Punë të ngjashme
- Big Market One8 nëntor 2026Magazinier/eTiranëLogjistikë & TransportMe kohë të plotëBig Market One kërkon magazinier/e për turnin e parë në supermarketin e tyre në Tiranë. Pozicioni përfshin marrjen dhe vendosjen e mallrave në magazinë, kontrollin e stokut dhe organizimin e hapësirës së punës.
- MEGATEK8 nëntor 2026Asistent/e Supervizori i MagazinësTiranëLogjistikë & TransportMe kohë të plotëMEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, kërkon asistent/e supervizori të magazinës për të mbështetur koordinimin e proceseve të pranimit, sistemimit, ruajtjes dhe daljes së mallrave. Pozicioni ofron ambient profesional e dinamik, trajnime, mundësi zhvillimi në karrierë dhe paketë konkurruese.
- MEGATEK8 nëntor 2026Kontrollor/eTiranëLogjistikë & TransportMe kohë të plotëMEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, kërkon kontrollor/e për magazinë që të garantojë saktësinë e mallrave gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes nga magazina. Pozicioni ofron ambient profesional e dinamik, mundësi zhvillimi në karrierë, trajnime dhe paketë konkurruese.
- MEGATEK8 nëntor 2026Asistent/e KontrolloriTiranëLogjistikë & TransportMe kohë të plotëMEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, kërkon asistent/e kontrollori për verifikimin e mallrave dhe dokumentacionit përpara daljes nga ambientet e kompanisë. Pozicioni ofron ambient profesional e dinamik, trajnim, mundësi rritjeje në karrierë dhe paketë konkurruese pagese dhe përfitimesh.
- Smart Home Albania7 nëntor 2026Ndihmës magazinier/e dhe shofer/eTiranëLogjistikë & TransportMe kohë të plotë70,000 Lek/muajPozicion që kombinon ndihmën në magazinë me transportin e produkteve sipas nevojave të kompanisë. Orari është e hënë–e premte 08:00–17:00 dhe e shtunë 08:00–13:00, me 22 ditë leje vjetore dhe orë shtesë të paguara +25%.
- Megatek7 nëntor 2026Punonjës/e MagazineTiranëLogjistikë & TransportMe kohë të plotëMEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, kërkon punonjës magazine për menaxhimin e mallrave në magazinë. Pozicioni ofron kontratë të rregullt pune, ambient profesional dhe mundësi zhvillimi profesional, me pagesë konkurruese.