Zgjua

MEGATEK

Asistent/e Supervizori i Magazinës

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Logjistikë & Transport
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
8 nëntor 2026

Përshkrimi

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin Asistent Supervizor Magazine. Qëllimi i pozicionit: Asistent Supervizor Magazine mbështet Supervizorin e Magazinës në organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përditshme të magazinës, duke siguruar që proceset e pranimit, sistemimit, ruajtjes, përgatitjes dhe daljes së mallrave të realizohen në mënyrë efikase, të saktë dhe sipas procedurave të kompanisë. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: Mbështet Supervizorin në organizimin dhe koordinimin e punës së ekipit të magazinës. Ndjek në mënyrë aktive proceset e hyrjes, sistemimit, përgatitjes dhe daljes së mallrave. Siguron që mallrat të sistemohen në pozicionet përkatëse dhe sipas standardeve të magazinimit. Kontrollon saktësinë e porosive dhe dokumentacionit shoqërues të mallrave. Bashkëpunon me departamentet Shitje, Logjistikë, Blerje dhe Transport për koordinimin e proceseve. Ndihmon në realizimin dhe kontrollin e inventarëve periodikë dhe evidentimin e diferencave. Identifikon problematikat operative dhe i raporton ato tek Supervizori i Magazinës. Ndjek respektimin e procedurave të sigurisë dhe rregullave të punës në magazinë. Mbështet trajnimin dhe orientimin e punonjësve të rinj të magazinës. Kujdeset për organizimin, pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave të magazinës. Në mungesë të Supervizorit, mbështet vijueshmërinë e aktiviteteve operative të magazinës, sipas delegimit. Çfarë ofron MEGATEK: Mundësi për t'u bërë pjesë e një kompanie lider në sektorin Retail; ambient profesional dhe dinamik pune; mundësi zhvillimi dhe progresi në karrierë; trajnime dhe mbështetje për zhvillimin profesional; paketë konkurruese për pozicionin. Vendndodhja: Autostrada Tiranë–Durrës, km 7, Tiranë.

Kërkesat

  • Minimumi 2-3 vite eksperiencë në menaxhim në retail
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në magazinë, logjistikë ose një pozicion të ngjashëm
  • Aftësi shumë të mira drejtuese dhe organizative
  • Orientim i fortë drejt rezultateve dhe klientit
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi ekipi
  • Diplomë e arsimit të lartë përbën avantazh
  • Eksperienca në retail, distribucion ose magazina me volum të lartë artikujsh përbën avantazh
  • Aftësi për të koordinuar dhe orientuar një ekip
  • Njohuri të mira në përdorimin e MS Office, veçanërisht Excel
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik dhe me ritëm të lartë pune

Punë të ngjashme

Punë në TiranëLogjistikë & Transport në gjithë Shqipërinë