Zgjua

MEGATEK

Kontrollor/e

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Logjistikë & Transport
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
8 nëntor 2026

Përshkrimi

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin: Kontrollor/e. Qëllimi i pozicionit: Të garantojë saktësinë dhe përputhshmërinë e mallrave gjatë proceseve të hyrjes, lëvizjes dhe daljes nga magazina, duke siguruar kontrollin e sasive, artikujve dhe dokumentacionit përkatës, në përputhje me procedurat dhe standardet e kompanisë. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: Kontrollon mallrat gjatë proceseve të hyrjes dhe daljes nga magazina. Verifikon përputhshmërinë e artikujve, sasive dhe specifikimeve të produkteve me dokumentacionin përkatës. Kontrollon mallrat e përgatitura për dalje/dërgesë për të garantuar saktësinë e porosive. Evidenton dhe raporton çdo diferencë, mungesë, tepricë ose dëmtim të konstatuar gjatë kontrollit. Kontrollon dokumentacionin shoqërues të mallrave dhe siguron që ai të jetë i plotë dhe i saktë. Bashkëpunon me ekipin e Magazinës, Logjistikës dhe departamentet e tjera për zgjidhjen e problematikave të konstatuara. Ndihmon në proceset e inventarizimit dhe në verifikimin e diferencave të stokut. Kryen kontrolle periodike të mallrave dhe pozicioneve të magazinimit sipas procedurave të përcaktuara. Siguron respektimin e procedurave të kontrollit dhe standardeve të kompanisë. Raporton në mënyrë të menjëhershme çdo parregullsi tek Supervizori/Përgjegjësi përkatës. Mban një komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me kolegët për garantimin e një procesi sa më të saktë dhe efikas. Vendndodhja: Autostrada Tiranë–Durrës, km 7, Tiranë. Aplikimi: CV i detajuar në humanresources@megateksa.com ose WhatsApp/Kontakt: 069 402 2492, ose me shkresë në MEGATEK S.A, Departamenti i Burimeve Njerëzore, Autostrada Tiranë–Durrës, km 7, Tiranë. Afati i aplikimit: 30 shkurt 2026 (pozicioni është shënuar si i mbyllur).

Kërkesat

  • Arsim i lartë përbën avantazh
  • Eksperiencë e mëparshme në magazinë, logjistikë, kontroll mallrash ose retail
  • Njohuri bazë në përdorimin e MS Office, veçanërisht Excel
  • Aftësi të mira për të punuar me dokumentacion dhe të dhëna
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësisë
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhim i prioriteteve
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe integritet profesional
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar në mënyrë efektive
  • Gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik dhe me volum të lartë pune

Punë të ngjashme

Punë në TiranëLogjistikë & Transport në gjithë Shqipërinë