Zgjua

Kalaja Talent Consulting

Menaxher/e Operacional

Qyteti
Tiranë
Kategoria
Logjistikë & Transport
Lloji
Me kohë të plotë
Paga
100,000 - 120,000 L/muaj
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Kalaja Talent Consulting kërkon të punësojë Menaxher/e Operacional. Detyrat: - Menaxhimi dhe koordinimi i dërgesave kombëtare dhe ndërkombëtare. - Organizimi dhe ndjekja e transporteve rrugore, detare dhe/ose ajrore. - Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët, transportuesit dhe partnerët logjistikë. - Negocimi i tarifave, kostove dhe kushteve të transportit. - Identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe zgjerimi i portofolit të klientëve. - Monitorimi i proceseve logjistike dhe zgjidhja e problematikave gjatë transportit. - Sigurimi i realizimit të dërgesave brenda afateve dhe sipas standardeve të kërkuara. - Mbikëqyrja e performancës operacionale dhe optimizimi i proceseve të punës. Përfitime: Sigurime shëndetësore, mundësi promovimi. Për të aplikuar, dërgoni CV-në në rekrutime@ktc.al ose në numrin e telefonit 0696019695. Afati i aplikimit: 30 Nëntor 2026. Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani konsulence e themeluar në Tiranë në prill 2024 nga Klejti Kalaja, e specializuar në shitje, përzgjedhje stafi, trajnime dhe konsulencë për biznese.

Kërkesat

  • Diplomë universitare në Logjistikë, Ekonomi, Biznes ose fusha të ngjashme
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në Freight Forwarding, Logjistikë ose Transport Ndërkombëtar
  • Njohuri shumë të mira të tregut të transportit dhe logjistikës
  • Eksperiencë në organizimin e transporteve rrugore, detare dhe/ose ajrore
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe menaxhimi të klientëve
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Aftësi të mira organizative, koordinuese dhe analitike
  • Aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht dhe për të punuar nën presion

Punë të ngjashme

Punë në TiranëLogjistikë & Transport në gjithë Shqipërinë