Zgjua

Smart Home Albania

Inxhinier/e Elektrik

Qyteti
Tiranë
Kategoria
IT & Teknologji
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Në kuadër të zgjerimit të Departamentit të Projekteve, Smart Home Albania kërkon 2 Inxhinierë Elektrikë për menaxhimin dhe realizimin e projekteve të automatizimit. Roli përfshin ndjekjen e plotë të projektit, nga analizimi i kërkesave dhe hartimi i zgjidhjes teknike deri te programimi, konfigurimi, testimi dhe dorëzimi i sistemit. Përgjegjësitë kryesore: Analizimi i projekteve dhe kërkesave teknike të klientit; Hartimi i zgjidhjeve për sistemet Smart Home dhe Building Automation; Planifikimi dhe koordinimi i fazave të projektit, afateve dhe burimeve; Përgatitja e dokumentacionit, skemave dhe specifikimeve teknike; Koordinimi i punimeve me ekipet teknike dhe bashkëpunëtorët e projektit; Programimi dhe konfigurimi i sistemeve të automatizimit sipas funksioneve të përcaktuara në projekt; Integrimi i ndriçimit, grilave, HVAC, sigurisë dhe sistemeve të tjera; Testimi, diagnostikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike; Prezantimi dhe dorëzimi i sistemit te klienti; Mbështetja teknike pas përfundimit të projektit. Çfarë ofrojmë: Përfshirje në projekte të avancuara automatizimi; Zhvillim profesional përmes trajnimeve teknike dhe certifikimeve; Rritje profesionale; Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues; Pagë sipas eksperiencës + bonuse dhe përfitime të tjera.

Kërkesat

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike
  • Eksperiencë në menaxhimin ose realizimin e projekteve teknike
  • Njohuri në programim dhe konfigurim të sistemeve të automatizimit
  • Aftësi për të lexuar dhe përgatitur skema elektrike dhe dokumentacion teknik
  • Njohja e sistemeve KNX, BMS, Smart Home ose protokolleve të ngjashme përbën avantazh
  • Njohuri të AutoCAD-it dhe programeve teknike
  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Aftësi organizative, analitike dhe komunikuese
  • Patentë kategoria B

Punë të ngjashme

Punë në TiranëIT & Teknologji në gjithë Shqipërinë