Zgjua

Kalaja Talent Consulting

Specialist/e IT Support

Qyteti
Tiranë
Kategoria
IT & Teknologji
Lloji
Me kohë të plotë
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Kalaja Talent Consulting kërkon të punësojë Specialist/e IT Support. Për një nga bashkëpunëtorët tanë, kërkojmë një Specialist/e IT Support, i/e cili/e do të ofrojë mbështetje teknike për punonjësit dhe do të kujdeset për funksionimin e sistemeve dhe pajisjeve IT të kompanisë. Detyrat dhe përgjegjësitë • Ofrimi i asistencës teknike në ambientet e kompanisë dhe në distancë. • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve me kompjuterët, programet, sistemet operative dhe pajisjet periferike. • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve IT. • Monitorimi dhe mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik. • Administrimi i sistemeve Windows, serverëve dhe llogarive të përdoruesve në Active Directory. • Mbështetja për Microsoft 365, Google Workspace dhe aplikacionet e kompanisë. • Ndjekja e përditësimeve dhe zbatimi i masave të sigurisë IT. • Trajtimi i kërkesave përmes sistemit të ticketing dhe përditësimi i dokumentacionit teknik. Orari i punës • 14:30–22:30 ose 16:00–00:00. Aplikimi Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në, duke shënuar në subjekt "Specialist IT Support" në tea.jashari@ktc.al ose me telefon në 069 409 3986. Web: www.ktc.al

Kërkesat

  • Diplomë universitare në Informatikë, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • 2–4 vite eksperiencë në IT Support, Technical Support ose role të ngjashme
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli C1
  • Njohuri të mira të Windows 11, Microsoft 365 dhe Chrome OS
  • Njohuri mbi Windows Server 2016/2019/2022 dhe Active Directory
  • Njohuri mbi rrjetet kompjuterike dhe protokollet TCP/IP
  • Eksperiencë në instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike
  • Njohuri mbi sigurinë IT dhe administrimin e aplikacioneve cloud
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe zgjidhjeje të problemeve
  • Certifikimet profesionale në fushën IT janë avantazh

Punë të ngjashme

Punë në TiranëIT & Teknologji në gjithë Shqipërinë