Zgjua

Smart Home Albania

Teknik/e për Sistemet Standalone

Qyteti
Tiranë
Kategoria
IT & Teknologji
Lloji
Me kohë të plotë
Paga
80,000 - 120,000 L/muaj
Publikuar
7 nëntor 2026

Përshkrimi

Smart Home Albania kërkon një Teknik/Specialist për instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve standalone, online dhe offline: kontroll aksesi, brava elektronike, CCTV, alarme kundër vjedhjes, detektim dhe alarm zjarri, videointerfon, telefoni dhe Time & Attendance. Përgjegjësitë: - Instalon dhe konfiguron pajisjet dhe sistemet sipas kërkesave të projektit. - Konfiguron lidhjet në rrjet, aksesin në distancë dhe pajisjet në software dhe Cloud. - Konfiguron sistemet Time & Attendance për regjistrimin e hyrje-daljeve dhe menaxhimin e orarëve të stafit. - Ofron asistencë për lidhjet dhe konfigurimin e DND, treguesve in/out dhe energy saver në hotele. - Teston funksionimin e sistemeve dhe i vendos në punë para dorëzimit. - Identifikon dhe zgjidh problemet teknike gjatë dhe pas instalimit. - Komunikon me klientët për kërkesat, ecurinë e punimeve dhe mbështetjen teknike. - Udhëzon klientët mbi përdorimin e sistemeve dhe aplikacioneve. - Koordinon me ekipin e projekteve dhe dokumenton konfigurimet e punimet e kryera. - Kryen mirëmbajtje dhe ofron mbështetje teknike në terren dhe në distancë. Orari: E hënë - E premte 08:00 - 17:00; E shtunë 08:00 - 13:00. Festat zyrtare janë pushim ose paguhen dyfish kur është ditë pune dhe bëhet punë. 22 ditë leje vjetore. Adresa: Komuna e Parisit, Tiranë. Çfarë ofrojmë: - Pagesë e negociueshme në varësi të përvojës, 80,000 ALL - 120,000 ALL. - Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi certifikimi pranë prodhuesve ndërkombëtarë. - Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë me një skemë rivlerësimi të mirëpërcaktuar. - Përvojë praktike me teknologji dhe sisteme të ndryshme. - Mjedis pune bashkëpunues dhe mbështetje nga ekipi teknik. Dërgoni CV-në tuaj në hr@smarthome.al, me subjekt: Teknik/Specialist për Sisteme Standalone.

Kërkesat

  • Arsim profesional ose universitar në Elektrike, Elektronike, Elektroteknike, Telekomunikacion, IT ose fusha të ngjashme (avantazh)
  • Përvojë praktike 1-3 vjet në instalimin dhe konfigurimin e sistemeve të ngjashme
  • Njohuri mbi bazat elektrike, kabllimet dhe rrjetet LAN, Wi-Fi dhe TCP/IP
  • Aftësi në leximin e planimetrive, skemave elektrike dhe dokumentacionit teknik
  • Njohuri në Windows dhe përdorimin e software-ve për konfigurimin e pajisjeve
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të zgjidhur probleme teknike
  • Komunikim profesional me klientët, saktësi dhe aftësi organizative
  • Gatishmëri për punë në terren dhe lëvizje sipas nevojave të projekteve
  • Zotërim i gjuhës angleze
  • Leje drejtimi kategoria B

Punë të ngjashme

Punë në TiranëIT & Teknologji në gjithë Shqipërinë